Vdes Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës

28 prill 2024 | 20:16

Ka vdekur Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për këtë përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, të dielën.

“Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë. Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë. Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi!”, ka njoftuar LV-ja në Pejë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka…