Tërnava takohet me ambasadorin e Norvegjisë, flasin për tolerancën fetare

21 tetor 2019 | 11:42

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Myftiu Tërnava i ka shprehur mirënjohje ambasadorit norvegjez për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës.

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me Norvegjinë si dhe ka falënderuar për përkrahjen që shteti i Norvegjisë i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat rajonalë dhe ata ndërkombëtarë.

Ndërsa ambasadori Grondahl ka falënderuar myftiun Tërnava për pritjen dhe ka çmuar kontributin e myftiut dhe të BIK-ut që po japin në ndërtimin e Kosovës tolerante, ku të gjitha fetë të jetojnë në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansja numër 1 e babait. Kate Upton ka postuar një…