Thaçi: Keqpërdoruesit e listave të veteranëve duhet të ndiqen nga drejtësia

08 tetor 2018 | 17:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se listat e veteranëve të UÇK-së duhet të hetohen deri në fund.

 Në një konferencë për media, pas një takimi me udhëheqësit e organeve të drejtësisë, presidenti ka thënë se të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime duhet të ndiqen penalisht.

 “Vëmendje të veçantë në këtë takim i kushtuam veteranëve. Është pikë që të gjithë tashmë të pajtohemi. Keqpërdorimet në listën e veteranëve duhet të hetohen deri në fund dhe të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime duhet të ndiqen dhe kërkoj nga bartësit e institucione të mos bëjnë presion në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Thaçi.

 Shefi i shtetit ka përmendur edhe një herë numrin se sa veteranët të UÇK-së mund të jenë. “Ju e dini se në listat nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë deri ne 15 mijë. Po flas për luftëtarë me armë në dorë”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bayern Munchen është duke bërë shumë paraqitje të dobëta në…