Thaçi: Pavarësia e Kosovës është ngritur mbi rolin e shqiptarëve në ShBA

22 shtator 2019 | 17:08

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

Ai ka thënë se ka patur kënaqësinë të takohet me këta përfaqësues.

“Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi”.

“Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i koalicionit AAK-PSD për këtë…