Thaçi: Ushtria do të jetë nderi më i lartë i Republikës së Kosovës

22 tetor 2018 | 13:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të cilët u kthyen me medalje nga gara më unike në botë “Cambrian Patrol”.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionale dhe konkurruese me ushtritë më moderne të botës.

“Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sërish u kthyen me medalje nga gara më unike në botë “Cambrian Patrol”. Këto suksese janë dëshmia më e mirë se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionale dhe konkurruese me ushtritë më moderne të botës. Jemi krenarë me çdo të arritur të tyre. Ushtria e Kosovës do të jetë nderi më i lartë i Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Ambulancën…