Trepça’89 në Superligë, Vëllaznimi në Ligën e Parë

01 qershor 2019 | 18:08

Nuk ka ndryshim Trepça’89 do të vazhdon të luajë në Superligë, kurse Vëllaznimi edhe një tjetër edicion do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Fitore sot shënoi Trepça’89 me rezultat 4-2, në ndeshjen e barazhit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golat për skuadrën nga Mitrovica i shënuan Richard Asare, Hasan Hysen, Arb Manaj, Engull Hoti, kurse për Vëllaznimin shënuan Tun Bardhoku dhe Almedin Murati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate, Dega në Gjakovë, sot ka shënuar 5-vjetorin e…