Tri skuadra në garë për Durantin

25 korrik 2022 | 15:04

E ardhmja e basketbollistit Kevin Durant, dy herë kampion në NBA, është ende në dilemë. Lojtari është nën kontratë me Brooklyn Nets, por ka shumë gjasa që të largohet këtë verë.

Skuadra e Nets kërkon ta përfshijë në një shkëmbim lojtarësh dhe të interesuar janë Miami Heat e Golden State Warriors. Mediet amerikane konfirmojnë së orët e fundit ka bërë një hap të madh përpara skuadra e Boston Celtics. Skuadra finaliste e sezonit të fundit është gati të përfshijë në këtë marrëveshje edhe talentin e saj Jaylen Brown si dhe tre lojtarë për të zgjedhur në raundin e parë në tri “draft” si dhe dy zgjedhje të dyta.

Gjithsesi, Bostoni është gati të negociojë, duke përfshirë në marrëveshje edhe lojtarë të tjerë, si Robert Williams, Marcus Smart, Grant Williams, Derrick Whyte dhe Payton Pritchard. Për sa i përket, Golden State, ku Durant ka luajtur edhe më parë, skuadra kampione pret një përgjigje nga Nets për lojtarët që ka ofruar në shkëmbim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Xërxë.…