Konjufca me “akademik” Bahtirin i bëjnë duart shqiponje në Gjermani

23 mars 2024 | 20:21

Një takim i rrallë duket të ketë ngjarë shesheve të Gjermanisë mes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ish të dezignuarit të tij si “akademik”, ish-Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri; fotografitë e të cilit takim i ka ndarë ky i fundit.

Njoftimi i plotë:

Nder dhe kënaqësi që së bashku me mikun tim, Glauk Konjufca të jemi në mesin e mërgimtarëve tanë në Gjermani 🇩🇪 dhe Zvicër.🇨🇭

Shqiptarët, pavarësisht ku gjendën, mikpritjen e kanë parim kryesor, me të cilin na e zbardhin fytyrën anë e kënd botës! 🤍

M’u bë zemra mal me arritjet e tyre. Edhe pse në vend të huaj, mërgimtarët tanë zotërojnë pozita të rëndësishme duke udhëhequr biznese me rëndësi të madhe për shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.

Faleminderit për pritjen vëllazërore! Faleminderit që na bëni krenarë sot e përmot! Bashkë do të punojmë për të mirën e atdheut tonë!🤝🏻

AB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka  marrë…