U MBAJT AKADEMI NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

29 shtator 2022 | 00:20

Me rastin e 40-vjetorit të LPK-së dhe 25-vjetorit të kalimit të Këshillit të Rrethit të Preshevës në formacion ushtarak të UÇK-së, sot në Gjilan është mbajtur akademi mirënjohjeje në mbështetje të Luginës së Preshevës – Kosovës së paçliruar.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bajrush Xhemaili tha se pavarësisht përpjekjeve për nënshtrim nga serbët, shqiptarët nuk u dorëzuan asnjëherë në luftën e tyre për liri. Ai tha se Presheva me Kosovën ka të përbashkëta të gjitha, përveç lirisë.

Xhemaili tha se ka ardhur koha që shteti i Kosovës të njihet nga Serbia.

“Lugina ashtu siç e ka të përbashkët të kaluarën, duhet ta ketë edhe të ardhmen. Ka ardhur koha që shteti sovran i Kosovës të njihet edhe nga Serbia”, tha ai.

Shaqir Shaqiri, njëri nga bartësit e përgjegjësive të organizimit në Luginë të Preshevës, i cili është persekutuar me burg politik qysh si i mitur, paraqiti një historik të organizimit dhe veprimtarisë së vazhdueshme ndër vite në Luginë të Preshevës.

“Është alarmante dhe duhet ta kuptojmë të gjithë se banorët rezidentë në Luginën e Preshevës ka 50% më pak, andaj Lugina e Preshevës kërkon zgjidhje politike. Lugina e Preshevës është Kosovë e paçliruar”, tha ai.

Kryetari i Këshillit Nacional për Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi tha se mungesa e lirisë reduktohet në mëshirën e shtypjes, derisa ka shtuar se Lugina e Preshevës ka qenë në hap me Kosovën, dhe për këtë është shprehur krenar.

“Liria është parakusht për dinjitet drejtësi e barazi. Mungesa e lirisë reduktohet në mëshirën e shtypjes. Lugina e Preshevës ka qenë në hap me Kosovën e për këtë na bënë krenar e që më tej idealin e kem të përbashkët”, tha ai.

Me këtë rast mirënjohje u janë ndarë veprimtarëve për çështje kombëtare Ali Aliut, Njazi Kadriut, Xhavit Nuhiut , Xhevat Ajvazit, Ibrahim Fejzullahu, Sadik Jasharit dhe Jonuz Musliut./kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka thënë se nuk është…