Unitedi, gati 70 milionë euro për Dybalan

26 dhjetor 2017 | 14:08

Paulo Dybala nuk po kalon momente të mira në skuadrën e Juventusit, prandaj në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga Torino.

Mediet në ishull, sot kanë raportuar për një interesim të Manchester Unitedit. Skuadra e Jose Mourinhos është gati të ofrojë 70 milionë euro për talentin argjentinas, i cili më herët është kërkuar edhe nga Barcelona dhe Real Madridi.

24-vjeçari iu bashkua Juves në vitin 2015 nga Palermo, kurse për “Zonjën e Vjetër” ka regjistruar 82 paraqitje dhe ka shënuar 42 gola.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aksionin simbolik ku i janë dërguar mbi 200 kravata…