Unitedi refuzon ofertën e Interit për Lukakun

10 qershor 2019 | 17:24

Manchester United e ka refuzuar ofertën e Interit, për Romelu Lukakun. Skuadra italiane ofroi Ivan Perisiçin  dhe para për sulmuesin belg, por “Djajtë” e kanë refuzuar këtë propozim.

Siç raporton “The Sun”, Manchester United ka ndërmend ta shesë Romelu Lukakun dhe nuk i ul pretendimet më poshtë se 75 milionë stërlina.

Inter këmbëngul me anësorin kroat, pasi skuadra angleze ka dëshiruar lojtarin në kohën që Mourinho ishte trajner, por me Solksjaer në stol, Perisiç nuk është më një objektiv në merkato. Trajneri norvegjez ka në plan të parë lojtarët e rinj të akademisë dhe nuk do futbollistë në ekip, të cilët nuk bejnë diferencën.

Ndërkaq Interi pritet të vijojë me një ofertë të re për Lukakun, pasi belgu është një dëshirë e madhe e Antonio Contes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja dhe modeluesja 28-vjeçare është shfaqur me flokë të shkurtra…