Universiteti “Kadri Zeka” shënon 8-vjetorin e themelimit

08 mars 2021 | 13:47

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 8-vjetorin e themelimit. Me ketë rast, rektori i këtij universiteti, Bajram Kosumi ka shpalosur të arriturat e Universitetit “Kadri Zeka”, bashkëpunimet e realizuara deri më tani, si dhe për planet që kanë për qëllim rritjen e cilësisë në mësim.

Rektori Kosumi ka thënë se viti 2020, sado i rëndë që ishte për shkak të Covid 19, për UKZ-në ishte viti me i suksesshëm universitar.

Kosumi ka falënderuar të gjithë për kontributin rreth zhvillimit të universitetit, dhe njëkohësisht i ka ftuar të vazhdojnë me punën e përbashkët në zhvillimin e mëtutjeshëm të UKZ-së.

Me rastin e 8-vjetorit të themelimit të UKZ-së, rektori Kosumi ka ndarë mirënjohje për kontribut akademik për vitin 2020 për profesorët e këtij universiteti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…