Usain Bolt fillon aventurën si futbollist në Australi

21 gusht 2018 | 15:57

Usain Bolt ka filluar provat me ekipin e Central Coast Mariners.

Në ditën kur festonte 32-vjetorin e lindjes, tetë herë kampioni olimpik dhe rekordmeni në 100 dhe 200 metra, Usain Bold, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën australiane Coast Central Mariners.

Në konferencën për medie, Bolt është shprehur se dëshironte të bënte më të mirën dhe se donte që atyre që mendojnë se nuk mund të bëhet futbollist profesionist t’u tregonte të kundërtën.

“Kjo është mundësia ime parë për të arritur në nivel profesionisti në futboll. Jam këtu për të shkuar përtej limiteve të mia. Është pikërisht si në pistë, më ditën e parë stërvitja është shumë e vështirë. Mariners do të jenë krenarë për mua”, ka thënë Bolt. (lajmi.net)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka ka ndodhur në studion e “Sky Sports”. Gary Neville…