Van Dijk mes Cityt dhe Barçës

27 dhjetor 2017 | 15:31

Virgil Van Dijk është drejt rikthimit nga dëmtimi, ndërsa shanset që të vazhdojë të luajë për Southamptonin edhe pas muajit janar, janë shumë të vogla.

Qendërmbrojtësi holandez ishte një nga emrat më të kërkuar edhe gjatë merkatos së verës, ndërsa më pranë tij ishte Liverpooli i Kloppit, por tani duket se janë hapur skenarë të rinj.

Për Van Dijk ka shfaqur interes Manchester City, e nxitur nga kërkesa publike e Guardiolës, për afrimin e një qendërmbrojtësi. Anglezët besojnë te holandezi, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës që e njeh mirë Premier Liga dhe për më tepër është shumë teknik, ashtu siç Guardiola i preferon futbollistët e atij roli.

Krahas “Citizens”, një tjetër skuadër e madhe ka gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për Van Dijk. Bëhet fjalë për Barcelonën, e cila aktualisht është në krizë në këtë repart, duke parë dëmtimin e Umtiti dhe largimin e Mascheranos dhe shikon te holandezi, partnerin e duhur për Gerard Piquenë, në qendër të mbrojtjes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këta klerikë fetarë takohen çdo vit në prag të Krishtlindjes…