Vasfije Krasniqi publikon videon e ushtares së orëve të para të UÇK-së nga Drenica

23 nëntor 2020 | 11:26

Krenari dhe dhimbje nga lufta, Vasfije Krasniqi sjell videon e ushtares së Hamide Xhemajli-Ferizi, nga Drenica, e cila kishte qenë vetëm 19-vjeçare kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1996, atëherë kur pakkush dinte se po organizohej lufta në mbrojtje të vendit.

Këtë rrëfim të jashtëzakonshëm të një prej ushtareve të orëve të para të UÇK-së e ka publikuar Vasfije Krasniqi-Goodman në llogarinë e vet në “Facebook”.

“LIRIA KA EMER: Hamide Xhemajli është ushtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qysh në vitin 1996 ajo vendosi që t’i braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, që bashkë të japin gjithçka për lirinë e atdheut. Një vajzë e fortë, me plot ideal për atdheun, nuk u dorëzua kurrë ani pse lufta po ia jepte kujtimet më të dhimbshme”, ka shkruar ajo.

Linku i videos: https://www.facebook.com/100006497715988/videos/3144032622489964/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe kryetarja e…