Vdes Nuhi Uka, ish-kryetari i Gjykatës së Prishtinës

28 shtator 2018 | 14:15

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije Oda e Avokatëve të Kosovës.

Sipas njoftimit, mbledhja komemorative për të ndjerin e organizuar nga OAK, do të mbahet në orën 12:00, në Kinemanë ABC (nën Ministrinë e Kulturës), ndërsa varrimi po ashtu do të bëhet sot me datë 28.09.2018 në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 16:00.

Me këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Ish-avokati, Nuhi Uka u lind më 19.05.1949 në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Fakultetin Juridik e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës 1968 – 1972, sikurse, edhe provimin e Jurisprudencës më 1977.

Nuhi Uka ishte gjyqtar për një kohë të gjatë dhe kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë nga data 01.01.1983 deri më 03.12.1990, po ashtu, nga data 01.01.2000 deri më 27.10.2010.

Në po këtë vit ai filloi ta ushtori profesionin e avokatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Drenasit,…