Verstappeni e mbyll sezonin me fitore

26 nëntor 2023 | 17:04

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen nuk ka të ndalur pasi regjistroi fitoren e 19-të sezonale, duke triumfuar në Grand Prixin e Abu Dhabit.

Vendin e dytë në podium e zuri piloti i Ferrarit Charles Leclerc, teksa atë të pozitës së tretë George Russell i Mercedesit.

Ndërkohë, Lewis Hamilton i Mercedesit e përfundoi sezonin pa asnjë fitore.

Kështu sezoni i Formula 1 përfundoi me fitoren e holandezit, duke i dominuar plotësisht pistat e kësaj kampanje.

Renditja e pikëve:

1.Red Bull – 860 pikë
2.Mercedes – 409 pikë
3.Ferrari – 406 pikë
4.McLaren – 302 pikë
5.Aston Martin – 280 pikë
6.Alpine – 120 pikë
7.Williams – 28 pikë
8.AlphaTauri – 25 pikë
9.Alfa Romeo – 16 pikë
10.Haas – 12 pikë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar…