Veseli: Bushi kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi
01 dhjetor 2018
| 14:04
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kujtuar George H.W. Bush, si një nga zërat e parë të lidershipit botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Presidenti George H. W. Bush ishte një nga zërat e parë të lidershipit botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Mbështetja që ai i ka dhënë kauzës sonë të shenjtë për liri ishte një mesazh i qartë anekënd botës. Kjo do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe do të na shërbejë që ta forcojmë edhe më tej miqësinë me Shtetet e Bashkura të Amerikës. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë këtë misionar të paqes dhe demokracisë!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.