Veseli i përgjigjet kërkesës së ShBA-së për heqjen e taksës të mallrave serbe

18 janar 2019 | 18:12

Kryeparlamantari i Kosovës, Kadri Veseli, ka zbuluar po ashtu se kush e ka propozuar taksën ndaj Serbisë tek kryeministri Ramush Haradinaj.

Veseli ka qenë i prerë më përgjigjen e tij për kërkesën e SHBA-ve rreth heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe.

“Taksa do të qëndrojë”, ka thënë Veseli në intervistën për emision “Frontal” në “T7”.

Sipas tij, taksa ka ardhur pas veprimeve që Serbia i ka kryer kundër shtetit të Kosovës.

“Nuk do të hiqen veprimet të cilat i krijon vetë Serbia. Taksen se kemi bërë nga dëshira. As kur e kemi bërë 10%, e as 100%. Vendimi im dhe i kryeministrit do të jetë prapë në interesin e Kosovës dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-në”, ka shtuar kryeparlamentari, duke folur rreth kërkesës së SHBA-ve për heqjen e taksës, edhe pse ai më tutje ka insistuar se taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Drenicës nga Skenderaj, Besar Beqiri, për “Epokën e…