Veseli, LDK-së: Eja në dialog, nuk është rendi i zgjedhjeve

14 janar 2019 | 12:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me ekipin shtetëror dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ka ftuar partitë opozitare që të marrin përgjegjësi në raport me procesin e dialogut me Serbinë.

Veseli ka kërkuar nga LDK-ja që të heq dorë nga zgjedhjet, sepse sipas tij tani kur gjenden në proces të dialogut nuk është rendi i tyre.

“Siç duket Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po e dinë se nuk është rendi i zgjedhjeve. Dhe sa më shumë po flasim për dialogun ato po e intensifikojnë çështjen e procesit zgjedhor si një mënyrë për të përfituar politikisht ndaj neve, të cilët jemi të përfshirë në procesin e dialogut. Është mirë për të marrë përgjegjësi dhe të mos mendohet në momentet vendimtare vetëm për egot politike dhe rehabilitimet e tyre. Sido që të jetë ne do të vazhdojmë me vendimmarrje e cila do të jetë me 2/3 në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Veseli, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu Veseli ka thënë se LDK-ja kot i fërkon duart për shkak të Gjykatës Speciale.

“E kam një ftesë për LDK-në, mos t’i fërkojë duart se mbarojë që 20 vjet. Nuk do të na gjejë asgjë, as në Gjykatën Speciale dhe nuk e kemi ndërmend të gabojmë. Kot po i fërkon duart”, është shprehur Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri është duke kaluar çaste të shkëlqyera te Liverpooli,…