Veseli merr mbështetjen e eurodeputetëve nga EPP për liberalizimin e vizave

12 qershor 2018 | 20:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Strasburg eurodeputetin Cristian Dan Preda nga Grupi EPP (Partitë e djathta evropiane), me të cilin ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Veseli e informoi eurodeputetin për zhvillimet politike në Kosovë, për reformat që institucionet kanë ndërmarrë në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kryeparlamentari kosovar kërkoi nga eurodeputeti i EPP që ta mbështesin heqjen e vizave për Kosovën në vendimmarrjen e Parlamentit Evropian, pas rekomandimit që do ta japë Komisioni Evropian në fund të këtij muaji.

Kurse, eurodeputeti Dan Preda e siguroi kryeparlamentarin Veseli se eurodeputetët nga EPP (Partitë e djathta evropiane) e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do ta japin kontributin e tyre pozitiv gjatë vendimmarrjes në Parlamentin Evropin.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është gëzuar marrëveshjes për…