Veseli: Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut

25 tetor 2020 | 16:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës, e cila nderon të gjithë ushtarët e UÇK-së në Bresanë të Sharrit.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i kanë dalë përballë armikut.

“Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut. Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri. Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve. Pllaka që nderon të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, në Bresanë të Sharrit. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen…