Veseli shkëlqen në debutim te Ylli

20 janar 2019 | 20:46

Alban Veseli ka shkëlqyer në debutim te Ylli në kuadër të përballjes me Bashkimin në Superligën e Kosovës, në xhiron e 15-të.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës realizoi 26 pikë dhe pati 9 kërcime në fitoren 65:83 si mysafir i Bashkimit në Prizren.

Veseli iu kthye basketbollit pas tre muajsh që kur u largua nga Prishtina. Ai kaloi te Ylli me ndihmën e shumë sponsorëve në Suharekë.

Pas takimit, lojtari ka thënë se pret sezon të mirë personal por edhe për ekipin që është i dyti në tabelë.

“Jam shumë i kënaqur me pritjen që më është bërë në Suharekë dhe do të japë gjithçka nga vetja që t’ua shpërblej besimin”, ka thënë ai për Kohën Ditore të dielën në mbrëmje.

Pas 15 ndeshjeve, Ylli ka dhjetë fitore e pesë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SBASHK-u nuk po pranon ofertën e kryeministrit Ramush Haradinajt për…