Veseli: Taksa nuk duhet të bëhet pengesë në marrëdhëniet me miqtë tanë

15 mars 2019 | 20:24

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se taksa e ka pasur efektin e saj dhe se ajo nuk duhet të bëhet pengesë në marrëdhëniet me miqtë tanë.

“Taksa e ka arritur efektin e saj. Në momentin që bëhet për konsum të brendshëm dhe në momentin që bëhet pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në, është bërë e pakuptimtë, edhe pse ndaj Serbisë është pak të vihet taksë edhe 1000%”, ka thënë Veseli për “RTK”-në dhe ka shtuar se nuk mund të dalim kundër miqve tanë.

Veseli ka qenë kritik edhe ndaj punësimit të familjarëve të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj…