Vetëvendosje i përgjigjet Nismës për akuzat

15 nëntor 2019 | 11:42

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të Nismës Socialdemokrate, e cila ka theksuar se anëtarët e partisë se Albin Kurtit në KQZ janë duke i kërcënuar dhe shantazhuar vëzhguesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se vëzhgues të Nismës janë duke i ngacmuar seksualisht vëzhgueset në QNR.

“Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes. Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive. Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash. KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, ka shkruar Krasniqi.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…