
Vetëvendosje për projektrezolutën e PSD-së: Dialogu nuk është vetëm çështje e një rezolute
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, duke komentuar projektrezoluten e Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila parasheh përfshirën e partisë së Albin Kurtit në dialogun me Serbinë, ka thënë se ky dialog nuk është vetëm çështje e një rezolute.
“Ne i kemi trajtuar rezolutat. Janë bërë edhe debate publike në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk është çështja vetëm e një rezolute siç thashë më herët nuk e sheh çështjen as grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes, të shkoqur apo të ndarë, pjesën e një rezolute nga veprimet tjera. Do të thotë, dialogu, përgatitja e një dialogu edhe përmbajtja e atij dialogu, edhe ju e dini qysh ka kaluar kjo rezolutë”, ka thënë Kurteshi pas një konference për medie në lidhje me injorimin institucional të strehimoreve dhe gjendjes së viktimave të dhunës.
/Epoka e re/
Injorimi institucional i strehimoreve dhe gjendjes së viktimave të dhunës
Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Sonntag, 2. Dezember 2018