Vetëvendosje përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

17 janar 2020 | 14:25

Me rastin e 38-vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Lëvizja Vetëvendosje në dy delegacione të veçanta ka bërë homazhe te kompleksi memorial i vëllezërve Gërvalla në Dubovik të Deçanit dhe te varri i Kadri Zekës te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 38 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë.

“Vrasja e tyre, për të cilën ende nuk është hetuar apo dënuar dikush, kishte për qëllim goditjen e përpjekjes së popullit shqiptar për t’u organizuar e dalë nga robëria. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu asokohe po bashkonin shqiptarët, organizatat e tyre, dhe po frymëzonin jetën politike e kulturore duke ndërtuar një bazë të shëndoshë për një vetëdije më të lartë shoqërore e politike të shqiptarëve, andaj edhe u vranë nga regjimi jugosllav i dominuar nga Serbia në atë kohë. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu ende vazhdojnë të na frymëzojnë mendjen e të na ngrohin zemrën me krijimtarinë që na e lanë. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta”, ka njoftuar Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gra të moshës 50 dhe 36-vjeçare janë në gjendje…