Vetëvendosje: Qeveria është fajtore për grevën e mësimdhënësve

14 janar 2019 | 14:04

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për futjen në grevë të mësimdhënësve.

Deputeti i kësaj lëvizje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se këtë grevë nuk e kanë dashur mësimdhënësit, por janë detyruar si pasojë e kësaj qeverie.

“Greva që nuk e deshën as mësimdhënësit, erdhi si pasojë e kësaj qeverie. Sikur Qeveria të mos i rriste pagat e veta, që me të drejtë nxiti shumë sektor nuk do të krijoheshin pakënaqësitë që janë sot. Sikur Qeveria të mos i injoronte shqetësimet e sindikatës sot fëmijët nuk do të mbetnin pa mësim. Është detyrë e kësaj qeverie që së bashku me sindikatën të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme që mësimi të fillojë”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka bërë me dije se nesër (e martë) do të ftojnë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit parlamentar për arsim për të diskutuar për grevën.

Ndërsa, deputetja Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

“Nuk është sjell në votim të dytë projektligji për pagat dhe është e qartë se vet koalicioni qeverisës e ka vonuar këtë ligj. Qeveria e cila falë me dhjetëra miliona euro, që e stërmbush qeverinë me këshilltar nuk merret aspak me zgjidhjen e këtyre problemeve. Është e papranueshme që projektligji për pagat parasheh rritje për presidentin kryeministrin dhe jo edhe për mësimdhënësit”, është shprehur Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke iu referuar paralajmërimit të…