Vitia e Bulliqi diskutojnë për fillimin e shërbimeve specialistike në Podujevë

09 gusht 2023 | 16:28

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe fillimin e shërbimeve specialistike në Komunën e Podujevës.

Ministri Vitia tha se në bashkëpunim me ShSKUK-në do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore.

Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i ShSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e falënderoi ministrin Vitia për gatishmërinë ndërsa u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në dobi të shëndetit të qytetarëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta…