Vjen reagimi i Xhelal Sveçlës pas plagosjes së policëve në Skenderaj

03 korrik 2022 | 21:03

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, të dielën e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuar është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.

“Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmëm dhe të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës”, ka shkruar ai.

Ai i ka uruar dy policëve të plagosur shërim të shpejtë.

“Do t’i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel”.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se po ashtu se nuk ka asgjë që mund t’i zbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti.

“Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrim masa, sipas ligjeve në fuqi dhe paekuivoke për sulmuesit”, mbaron postimi i tij.

Të dielën për këtë rast është arrestuar Nuredin Lushtaku, më pas është liruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një vlerësim për veten e…