Vojvoda: Para ndeshjeve e dëgjoj këngën ‘Kuq e Zi’

17 prill 2020 | 13:44

Ashtu si pjesa më e madhe e futbollistëve, edhe Mërgim Vojvoda tani po kalon më shumë kohë në rrjete sociale, ku së fundi u bë pjesë e një sfide, ku veç të tjerave, nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka zbuluar klubin, lojtarin e preferuar, si dhe këngën që e dëgjon gjithmonë para ndeshjeve.

Vojvoda tregoi se klubi i tij i preferuar është Chelsea, ndërsa futbollist të preferuar e ka Ronaldinhon. Numri i preferuar i kosovarit të Standard Liezh është 27, ndërkohë që kënga që dëgjon para ndeshjeve është ajo Unikkatil-it që titullohet “Kuq e Zi”.

93509241_2439806816329430_9215310082592473088_n-338x600

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka bërë me dije se…