Vritet një person në veri të Mitrovicës

27 dhjetor 2017 | 10:55

Një person është vrarë në veriun e Mitrovicës në rrugën “Car Dushan” rreth orës 5:30 të mëngjesit.

“Kosovapress”-i ka arritur ta sigurojë një fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet personi i shtrirë në rrugë afër veturës “Ford Focus” me targa të Krushevcit (qytet në Serbi), që me gjasë është e tij.

Rastin për “Kosovapress” e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq. “Ajo që mund të konfirmoj deri më tani është se në trupin e viktimës vërehen plagë. Policia është në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Bojiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Indi është ndërtuar hoteli i parë me pesë yje…