Werner: Kjo është e vërteta e largimit nga Chelsea

18 gusht 2022 | 16:54

Timo Werner u largua nga Chelsea pas dy vjetëve qëndrim në “Stamford Bridges”. Sulmuesi gjerman nuk arriti assesi të përshtatej me futbollin anglez dhe u rikthye te skuadra gjermane RB Leipzig.

Pas rikthimit në Gjermani, Werneri ka zbuluar edhe arsyen e vërtetë që u largua nga londinezët këtë verë. Reprezentuesi gjerman ka thënë se ka qenë i suksesshëm në Londër, por u largua pasi sistemi i lojës së Tuchel nuk i përshtatej atij.

“Për mua, gëzimi i luajtjes futboll është ajo që ka më shumë rëndësi. Unë isha i suksesshëm te Chelsea, por gjatë fundit të aventurës filloi të më zbehej dëshira për të luajtur futboll. Arsyeja lidhet me faktin që nuk po luaja më rregullisht”, ka thënë Werneri.

“Kam idenë që sistemi i lojës së Tuchel nuk më përshtatej, kështu që duhej të hidhja një tjetër hap në karrierë. Unë ndodhem në një moshë ku do të doja të luaja sa më shumë. Chelsea është suksesi më i madh i karrierës sime dhe do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për mua. Vazhdoj t’i mbaj kontaktet me shokët, por më duhej të ndryshoja”, ka shtuar Werneri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti që nisi historinë e dashurisë nga Big Brother VIP,…