Wilder – Fury përballen në prill

12 dhjetor 2018 | 11:14

Revanshi i peshës së rëndë mes të boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet në pranverën e vitit 2019 dhe palët synojnë që kjo sfidë e dytë mes dy kampionëve të pamposhtur të ringut të zhvillohet më 13 prill (vendi ende nuk dihet).

Lajmin e ka konfirmuar promotori i boksierit britanik, që ka thënë se palët janë ulur në bisedime për të zhvilluar edhe një përballje të dytë, pas suksesit që pati sfida e parë, e mbyllur barazim.

Interesant fakti se 13 prilli është e njëjta datë kur do të duelojë edhe kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, në stadiumin “Wembley” të Londrës (ende nuk dihet rivali). Duket se Wilderi dhe Fury duan t’i bëjnë karshillëk Joshuas, duke qenë se sfida e tyre ka shumë më tepër shikues dhe PPV (paguaj për ta parë). Gjithsesi, për momentin gjithçka është ende e pakonfirmuar zyrtarisht, pasi palët janë ende në bisedime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gabim i kryer nga një praktikant i kushtoi 10…