Willian: Po largohem nga Chelsea me kokën lart

09 gusht 2020 | 22:04

Merr fund telenovela e Willianit te Chelsea. Braziliani nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të rinovuar me klubin londinez dhe zyrtarisht u largua nga ekipi i Frank Lampardit. Willian ka shkruar një letër të gjatë lamtumire duke i falënderuar të gjithë.

“Ishin shtatë vjet të mrekullueshme. Në gusht të 2013-s, kur mora ofertën nga Chelsea, isha i bindur se duhej të luaja me këtë fanellë. Sot jam i sigurt se ishte vendimi i duhur. Ka pasur shumë çaste të bukura, disa jo të mira, ka pasur trofe të fituar dhe gjithmonë intensitet. Pavarësisht prej trofeve, kam mësuar shumë dhe për veten. U rrita, u bëra një lojtar dhe një person më i mirë. Në çdo stërvitje, në çdo ndeshje dhe në çdo minutë të kaluar në dhomat e zhveshjes kam mësuar gjithmonë”, ka shkruar braziliani.

“Jam shumë falënderues për tifozët e Chelseas për pritjen e tyre në ‘Stamford Bridge’ dhe mbështetjen e tyre. Ka pasur dhe kritika, që janë normale, por ajo që është më e rëndësishme është se kishte afeksion nga të dyja anët. Ka ardhur koha që të lëviz. Do të mungojnë shokët e ekipit. I gjithë personeli i Chelseas më ka trajtuar si djalë dhe do të më mungojnë fansat. Largohem me kokë lart, sepse kam fituar trofe dhe kam bërë më të mirën për Chelsean”, ka shkruar Willian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka shpërthyer sonte te Parku i Qytetit në…