Xavi: Jemi të uritur për fitore

02 shkurt 2023 | 16:03

Barcelona e ka mposhtur Real Betisin me rezultat 1-2, kurse trajneri Xavi Hernandez ka thënë se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Ne e dinim se forca e Betisit qëndron te zotërimi i topit, ndaj jemi munduar të mos i lejojmë dhe e kemi bërë mjaft mirë. Mendoj se këtu e kemi fituar këtë takim. Në krahasim me dy takimet e fundit, kjo ka qenë një paraqitje shumë më e mirë. Jemi përmirësuar ndjeshëm dhe kjo më bën të ndihem mirë. Gjatë gjithë ndeshjes kemi qenë në kontroll të lojës. Kjo ishte dhe arsyeja përse bëra pak lëvizje në formacion, skuadra ishte e shkëlqyer, nuk kisha përse të zëvendësoja lojtarët”, ka thënë Xavi.

“Shoh një skuadër të uritur, një skuadër që ka dëshirë për të fituar, që punon e bashkuar. Me ndeshjen kundër Betisit kemi dhënë sinjale shumë të forta se jemi pretendentë për të fituar titullin në La Liga. Kjo mund të jetë një nga ndeshjet më të mira të Barcelonës”, ka shtuar Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla dhe…