Xhaka flet për rifillimin e sezonit, lavdëron Bundesligën

22 maj 11:15

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka për ‘Sport.ch’, ka thënë se ndeshjet pa tifozë nuk janë më të mirat, por lojtarët duhet të jenë të lumtur që mund të kthehen dhe të ndjekin pasionin.

“Nëse protokolli i higjienës nga DFL kryen punë për Gjermaninë, atëherë është sinjal i mirë edhe për ligat tjera që të marrin kurajo për të luajtur së shpejti. Kjo është shenjë e mirë për sportin”, ka thënë Xhaka.

Lidhur me ‘Ndeshjet Fantazmë’, Graniti ka thënë se duhet pajtuar me kushtet.

“Por, kushtet janë këto që janë, dhe ne duhet të jemi të lumtur që mund të ndjekim përsëri pasionin tonë”, ishin fjalët e mesfushorit që përfaqëson Zvicrën. Premierliga po synon që të rinis sezonin gjatë muajit të ardhshëm, kurse Bundesliga këtë vikend luan xhiron e dytë pas suspendimit të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e…