Xhudo gati për Grand Prixin në Holandë, priten medalje të tjera

16 nëntor 2018 | 11:37

Xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Grand Prixin që mbahet në Hagë të Holandës, prej sot (e premte) deri të dielën.

Kosova do të përfaqësohet me Distria Kransiqin në kategorinë deri në 48 kilogramë, Loriana Kukan (-78 kg) dhe Akil Gjakovën (-73 kg). Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të pushojnë. Gara e Grand Prixit në Hagë vlen për pikë olimpike dhe ky është një tjetër rast që, krahas medaljeve, xhudistët të shtojnë pikë të reja në konton e tyre.

Sot garon Distria, të shtunën Akili, ndërsa të dielën Loriana. Kujtojmë që javën e kaluar nga Grand Prixi i Tashkentit në Uzbekistan, xhudistet e Kosovës u kthyen me tri medalje të arta dhe një të argjendtë.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është mbajtur sot seanca e jashtëzakonshme në të cilën…