Zbatimi i plotë i pakos emergjente varet nga rishikimi i buxhetit

01 korrik 2020 | 08:09

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se zbatimi i plotë i pakos emergjente ekonomike varet nga rishikimi i buxhetit të shtetit nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se janë duke i shikuar të gjitha mundësitë që të zbatohet kjo pako, nga e cila përftojnë edhe punëtorët e sektorit privat.

“Jemi duke u munduar ta bëjmë këtë në bazë të ligjit, duke bërë edhe ndonjë lirim të mjeteve mbi bazën e buxhetit origjinal. Me fjalë të tjera, bashkërisht me ministrinë tonë jemi duke bërë përpjekje të lirojmë mjete. Do të vazhdojmë tapaguajmë edhe një pjesë të punëtorëve, por që të përfundojë e gjithë pakoja ne jemi duke pritur procesin e rishikimit të buxhetit të shtetit”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se për shkak të mosrishikimit të buxhetit një pjesë e pagesave që dalin si obligime nga pakoja emergjente do të jenë të pamundura të bëhen. “Në rast se shtyhet rishikimi i buxhetit, do të mbesin një pjesë e masave pa u paguar. Një gjë e tillë do të vlejë deri në kohën e rishikimit të buxhetit dhe pas aprovimit të rishikimit të buxhetit nga Kuvendi ne si ministri do t’i përfundojmë të gjitha pagesat”, është shprehur Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi ka folur edhe rreth mundësisë sëhyrjes në borxh publik për ta zbatuar pakon emergjente ekonomike. Në kontekst të kësaj, Krasniqi ka përmendur edhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat Kuvendi i Kosovës nuk është duke arritur t’i ratifikojë.

“Në rast se nuk ndodhë rishikimi i buxhetit dhe nuk ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare ne duhet të kthehemi mbrapa dhe të diskutojmë mbi modalitetet se si t’i sigurojmë fondet. Kjo nuk do të thotë se automatikisht ne do të hyjmë në borxh publik, por duhet t’i rishikojmë shpenzimet aktuale dhe ta rishikojmë ndoshta edhe pakon për rimëkëmbje ekonomike. Mundësi tjetër është edhe pjesa e borxhit publik, por kjo mundësi është kufizuar pasi ekziston rregulla që është aprovuar në buxhetin e shtetit, ku saktësohet se deficiti buxhetor të mund të shkojë në 6 për qind”, ka theksuar Krasniqi.

“Epoka e re”: Z. Krasniqi, kur pritet të dalin 170 eurot e premtuara nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit privat për muajin e dytë në kuadër të pakos emergjente?

Krasniqi: Ne jemi duke bërë përpjekje për t’i shikuar të gjitha mundësitë rreth kësaj çështje. Pra, jemi duke u munduar ta bëjmë këtë në bazë të ligjit, duke bërë edhe ndonjë lirim të mjeteve mbi bazën e buxhetit origjinal. Me fjalë të tjera, bashkërisht me ministrinë tonë jemi duke bërë përpjekje të lirojmë mjete ku do të vazhdojmë të paguajmë edhe një pjesë të punëtorëve, por që të përfundojë e gjithë pakoja ne jemi duke pritur procesin e rishikimit të buxhetit të shtetit.

“Epoka e re”: Duke marrë parasysh rrethanat aktuale për shkak të pandemisë Covid-19 dhe shtyrjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritej të vendosej për caktimin e datës për mbajtjen e seancës për rishikimin e buxhetit, çfarë do të ndodhë nëse do të ketë vonesa? Në këtë kontekst, mund të na tregoni pse kanë mbetur vetëm punëtorët e sektorit privat pa u paguar nga pakoja emergjente?

Krasniqi: Ministritë janë të ndara dhe secila ministri ka përgjegjësinë për zbatimin e masave të cilat janë pjesë e pakos. Përderisa nuk ka riorganizim të ri mbetet buxheti që ka qenë. Mirëpo, aktualisht ne jemi duke shikuar për gjetjen e ndonjë mundësie për ta liruar ndonjë fond dhe për të bërë pagesa për aq sa kemi mundësi. Por, realisht, duhet të kryhet rishikimi i buxhetit për ta zbatuar pjesën që ka mbetur. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) vazhdon tapaguajë pjesën e skemave sociale nga masa 15 e pakos emergjente, e cila ka të bëjë me të papunët. Për të përfunduar në tërësi pakoja duhet të bëhet rishikimi, pasi e dimë saktë se nuk kemi mundësi brenda kufizimeve ligjore për t’i përfunduar masat. Në rast se shtyhet rishikimi i buxhetit një pjesë e masave do të mbesin pa u paguar. Një gjë e tillë do të vlejë deri në kohën e rishikimit të buxhetit dhe pas aprovimit të rishikimit të buxhetit nga Kuvendi ne si ministri do t’i përfundojmë të gjitha pagesat.

“Epoka e re”: Z. Krasniqi, Kuvendi i Kosovës dy herë radhazi nuk ka arritur t’i ratifikojë disa marrëveshje financiare ndërkombëtare. Mosratifikimi i këtyre marrëveshjeve, a paraqet rrezikpunëtorët mos t’i marrin këto paga dhe a jeni duke e rishikuar mundësinë të hyni në borxh publik?

Krasniqi: Në rast se nuk ndodhë rishikimi i buxhetitdhe nuk ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare ne duhet të kthehemi mbrapa dhe diskutojmë mbi modalitetet se si t’i sigurojmë fondet. Kjo nuk do të thotë se automatikisht ne do të hyjmë në borxh publik, por duhet t’i rishikojmë shpenzimet aktuale dhe,ndoshta, të rishikojmë edhe pakon për rimëkëmbjen ekonomike. Mundësi tjetër është edhe pjesa e borxhit publik, por kjo mundësi është kufizuar pasi ekziston rregulla që është aprovuar në buxhetin e shtetit, ku saktësohet se deficiti buxhetor mund të shkojë në 6 për qind. Ne mund të hyjmë borxhe deri në 40 për qind të Bruto Produktit Vendor (GDP), por nuk mund ta kalojmë gjashtëpërqindëshin e deficitit buxhetor. 6.5përqindëshi i deficitit buxhetor nuk lejon që në vitin e parë ta arrish as në 30 e as 40rqindëshin e borxhit. Po t’i shikoni tabelat e rishikimit të buxhetit, për shkaktë rregullores së deficitit, shohim se ne nuk mund të marrim më shumë borxh sesa e lejon deficiti.

“Epoka e re”: Në rast se do të kemi rënie të GDP-së,respektivisht rënie ekonomike, a do të ketë ulje pagave për punëtorët e sektorit publik?

Krasniqi: Duhet të bëhet rishikimi i buxhetit dhe,varësisht nga nevojat, duhet të rishikohet edhe mundësia e uljes së shpenzimeve. Nuk dua të keqkuptohem e as të specifikohem te punëtorët e sektorit publik, por në tërësi duhet të rishikohet mundësia e uljes së shpenzimeve publike.

(Albulena MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të…