Zbulohet e vërteta pse Muriq u aktivizua në vend të Ujkanit

21 nëntor 2018 | 12:53

Në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit, Arijanet Muriq u aktivizua në vend të kapitenit Samir Ujkani.

Portieri i Manchester Cityt ka bërë dy intervenime të jashtëzakonshme, kurse trajneri Bernard Challandes e ka bërë të ditur arsyen e këtij ndryshimi.

“Kam parë cilësi të jashtëzakonshme te Muriq, është një portier që ka perspektivë  dhe është e ardhmja e Kosovës. Ky ishte momenti i duhur për ta aktivizuar dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tij. Bashkë me kapitenin Ujkani por edhe Visar Bekajn kemi tre portierë fantastikë”, ka thënë tekniku zviceran i Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…