Zëdhënësi i KQZ-së: Rinumërohen rreth 55 për qind e vendvotimeve

19 nëntor 2019 | 17:12

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri në orën 16:00 janë rinumëruar rreth 55 për qind e vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Elezi ka treguar për “Epokën e re” se kanë mbetur të rinumërohen edhe 635 vendvotime të tjera.

“Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55 për qind. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, ka deklaruar Elezi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i…