Zeka: Kosova ka një diplomaci për hajgare

22 nëntor 2018 | 12:36

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka dhënë kritika për politikën e jashtme të Kosovës, në debatin që është duke u mbajtur për këtë çështje sot në Kuvend.

Ai ka thënë se Kosova ka një diplomaci për hajgare.

“E kisha mbyllur Ministrinë e Jashtme”, ka thënë Zeka, duke shtuar se sportistët dhe këngëtarët janë ministrat më të mirë të jashtëm të Kosovës, të cilët sipas tij janë duke e promovuar shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë për diplomaci kanë faje edhe ministrat e mëparshëm të jashtëm.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi e kishte përshkruar si një njeri që donte me…