Zhduket një 8 vjeçar në pishinën e Gërmisë

06 gusht 2022 | 09:25

Nëna në Prishtinë ka raportuar në Polici se djali i saj 8-vjeçar sa ishin në pishinën e Gërmisë është larguar dhe nuk është kthyer më.

Siç njoftohet rasti ka ndodhur më të enjten e 4 gushtit dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendodhja e 8 vjeçarit.

“PERSON I ZHDUKUR /Rr. Shpëtim Rrobaj, Prishtinë 04.08.2022 – 16:00. Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është vrarë e dy të tjerë janë plagosur…