Zviceranët të shqetësuar pasi lojtarët e Kombëtares s’e këndojnë himnin shtetëror

28 korrik 2022 | 16:37

Kombëtarja e Zvicrës gjithmonë është përbërë kryesisht me lojtarë të huaj, të cilët janë lindur e rritur në këtë vend. Edhe në këto kohë “helvetikët” e kanë një ekip multikombëtar, në të cilin nuk mungojnë as futbollistët shqiptarë.

Momentalisht Zvicrën po e paraqesin tre lojtarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, por kohë pas kohe ftohet edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Admir Mehmedi.

Në të kaluarën në ekipin zviceran kanë performuar shumë lojtarë shqiptarë, duke u nisur nga Milaim Rama, për të vazhduar me Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Pajtim Kasamin e të tjerë. Ata sigurisht nuk e kanë kënduar himnin zviceran, njëjtë si futbollistët e tjerë të huaj që e përfaqësojnë këtë vend. E ky fakt po del të jetë shqetësues për zviceranët, të cilët brengosen nëse lojtarët e huaj e duan vërtet këtë fanellë derisa nuk e këndojnë himnin.

Mediumi zviceran “nau.ch” i ka kushtuar një shkrim himnit shtetëror, i cili nuk këndohet nga lojtarët. Madje thuhet se gjysma e ekipit të mundjes nuk e di fare tekstin e himnit shtetëror. Legjenda e sportit të këtij shteti, Stefan Burkhalter, thotë se lojtarëve nuk mund t’u bëhesh mësues dhe se nuk duhet të gjykohen lojtarët nëse e këndojnë apo jo himnin. E në mbrojtje të Shaqirit, Xhakës e të tjerëve ka dalë edhe selektori i kombëtares, Murat Yakin.

“Ne nuk jemi këngëtarë. Ne jemi lojtarë të futbollit”, ka thënë ai. Duke e vendosur dorën në zemër, lojtarët e tregojnë se janë krenarë me atë komb apo shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me Visar…