Zvicra barazon me Rumaninë

19 qershor 2023 | 23:33

Kombëtarja e Zvicrës është ndalur me barazim nga Rumania, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Ndeshja e zhvilluar në “Sëissporarena” përfundoi me rezultatin 2-2.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt në Grupin I. Kombëtarja zvicerane ishte duke udhëhequr me dy gola epërsi, por fitoren e lëshoi nga duart në fundin e ndeshjes. Zeki Amdouni shënoi të dy golat, në minutat 28 dhe 41. Te goli i dytë asistues ishte Xherdan Shaqiri, i cili sonte luajti deri në minutën e parë shtesë (90+1’). Shaqiri u zëvendësua nga Uran Bislimi, me këtë të fundit që sonte bëri debutimin zyrtar me “Helvetikët”.

Kapiteni Granit Xhaka luajti tërë takimin. Ndërkaq, golat për rumunët u shënuan nga Valentin Mihaila, në minutat 89 dhe 90+2. Zvicra pas këtij barazimi ka 10 pikë dhe prin në grup. Rumania është e dyta me tetë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kualifikueset e Euro 2024 dhuruan rezultate interesante mbrëmjen e sotme.…