Zyrtare: Casemiro i bashkohet Ronaldos te Manchester United

19 gusht 2022 | 22:48

Manchester United e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Real Madridit, ish bashkëlojtarin e Ronaldos, Casemiron.

Zyrtarët e Manchester United e kanë zyrtarizuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Jemi të lumtur që të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për transferimin e Casemiros”, thuhet në njoftimin e djajve të kuq.

Largimin e mesfushorit e ka konfirmuar edhe klubi spanjoll në faqet e tyre.

Casemiro do t’i përfundojë testet mjekësore dhe mandej do të pajiset me vizë pune për të luajtur në United.

Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2026 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Bucolli Maler & Stuckateur GmBH e cila gjendet në…