Zyrtari i PSD-së: E papranueshme gjuha e Selmanajt, por LV-ja po e keqpërdorë Saranda Bogujevcin

20 nëntor 2020 | 14:50

Gëzon Kastrati nga PSD-ja ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Kastrati ka thënë se beson se Selmanaj është lodhur, duke shtruar se ai nuk është interesuar për asnjë nga krimet që kanë ndodhur nga ish-regjimi serb.

Postimi i plotë i Kastratit në “Facebook”:

Driton Selmanaj paska thënë qe “jemi lodh me këso gjerash” kur në diskutim është përmend qe Saranda Bogujevci është e mbijetuara e një masakre.

Po e besoj faktin qe zoti Selmanaj është lodhë. Duke mos qenë i interesuar për asnjë nga krimet që kane ndodh nga ish-regjimi është normale që lodhesh sa herë që përmenden ato.

Duke mos pas konsideratë për viktimat është normale që pezmatohesh sa herë që përmenden ato. Duke mos qenë në anën e luftës është normale që irritohesh sa herë të përmendet ajo.

Pavarësisht pozicionit të zotit Selmanaj për historinë tonë, është e papranueshme gjuha e tij. Aq më pak kur është zëvendëskryeministër.

Në fakt për mua është i papranueshëm edhe pozicioni i tij, por ja që jemi duke jetuar në një kohë ku secili mendon e thotë çka të dojë.

Për keqardhje. P.s. Gjithashtu është për keqardhje keqpërdorimi që LV i bën Saranda Bogujevcit, me apo pa vetëdije të kësaj të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Andini i…