Zyrtarja gjermane reagon për vizitën e Lajçakut në Kosovë

02 mars 2021 | 14:56

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Zyrës së Jashtme Gjermane, Susanne Schutz, e ka vlerësuar angazhimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të dy palët të angazhohen në dialog.

“E vlerësoj lart emisarin Lajçak për përpjekjet e Bashkimit Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. E rëndësishme është që të dy palët të angazhohen plotësisht dhe me mirëbesim”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka përjashtuar dy vendvotime…