Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon homazhe për Senatorin Lindsey Olin Graham

31 korrik 2026 | 20:39

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka njoftuar se të shtunën, më 1 gusht 2026, do të organizojë homazhe në nderim të senatorit amerikan Lindsey Olin Graham.

Sipas ftesës së publikuar nga kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi, ceremonia do të mbahet nga ora 12:00 deri në 13:00 në zyrën e shoqatës, në rrugën “Meto Bajraktari” nr. 50 në Prishtinë, ku do të ndizen edhe qirinj për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij.

Në njoftim thuhet se Graham konsiderohet një prej mbështetësve të Kosovës, i partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, rolit të NATO-s dhe politikave në mbështetje të paqes, sigurisë dhe demokracisë.

Po ashtu, theksohet se ai ishte një zë i fuqishëm në mbështetje të forcimit të aleancës transatlantike dhe kundër agresionit rus.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka ftuar mediat, qytetarët, veteranët, të rinjtë dhe të gjithë përkrahësit e miqësisë Kosovë–SHBA që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor.

Njoftimi i plotë: 

FTESË PËR MEDIA DHE QYTETARË

Për homazhe në nderim të Senatorit të ndjerë Lindsey Olin Graham

Të nderuara media, të dashur qytetarë,
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka nderin t’ju ftojë që të merrni pjesë në një homazh për Senatorin e ndjerë amerikan Lindsey Olin Graham, një prej zërave më të fuqishëm në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe aleancës transatlantike.

Gjatë shërbimit të tij në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Senatori Graham dha një kontribut të çmuar në mbështetje të Kosovës, të popullit shqiptar dhe të stabilitetit afatgjatë në Ballkan. Ai ishte një përkrahës i vendosur i forcimit të partneritetit strategjik me Kosovën, i rolit të NATO-s dhe i politikave që garantonin paqe, siguri dhe liri për rajonin tonë.
Po ashtu, ai u shqua si një nga mbështetësit më të fuqishëm të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke kundërshtuar me vendosmëri agresionin rus dhe çdo kërcënim ndaj rendit demokratik ndërkombëtar.

Duhet theksuar se Senati i Shteteve të Bashkuara përbëhet nga vetëm 100 senatorë, të cilët kanë një rol të jashtëzakonshëm në hartimin e politikës amerikane dhe ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje me rëndësi globale. Për këtë arsye, kontributi i çdo senatori me vizion dhe përkushtim ka peshë të veçantë jo vetëm për Amerikën, por edhe për aleatët e saj në mbarë botën.

Me qëllim të shprehjes së mirënjohjes dhe respektit për veprën e tij, nesër, më 1 gusht 2026 (e shtunë), nga ora 12:00 deri në ora 13:00, do të zhvillohen homazhe dhe do të ndizhen qirinj në zyrën e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në adresën:
Rr. “Meto Bajraktari”, Nr. 50, Prishtinë.

Ftojmë mediat, qytetarët, veteranët, të rinjtë dhe të gjithë miqtë e lirisë, demokracisë dhe miqësisë Kosovë–SHBA që të bashkohen në këtë akt simbolik nderimi.

Lavdi veprës së Senatorit Lindsey Olin Graham.
Kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm në zemrat e shumë qytetarëve të Kosovës dhe të botës demokratike.
Agim Rexhepi

————

INVITATION TO THE MEDIA AND THE PUBLIC

Tribute in Honor of the Late U.S. Senator Lindsey Olin Graham

Dear members of the media, Dear citizens,
The Association “Friends of the USA” respectfully invites you to join us in paying tribute to the late U.S. Senator Lindsey Olin Graham, one of the strongest voices in defense of freedom, democracy, and the Transatlantic Alliance.

Throughout his distinguished service in the United States Senate, Senator Graham made an outstanding contribution in support of Kosovo, the Albanian people, and lasting peace and stability in the Balkans. He was a steadfast advocate of the strategic partnership between the United States and Kosovo, a strong supporter of NATO, and a committed defender of democratic values.

He was also widely recognized for his unwavering support for strengthening America’s armed forces and those of its allies, as well as for his firm opposition to Russian aggression and all threats against the democratic international order.

It is important to remember that the United States Senate consists of only 100 Senators, each entrusted with significant constitutional responsibilities. Their decisions shape American foreign and security policy and have a profound impact on global peace, stability, and international affairs. Senator Graham’s leadership and commitment therefore extended far beyond the borders of the United States.

To express our gratitude and respect for his remarkable legacy, tomorrow, Saturday, August 1, 2026, from 12:00 p.m. to 1:00 p.m., we will hold a tribute ceremony and light candles at the office of the Association “Friends of the USA”, located at:
50 Meto Bajraktari Street, Prishtina, Republic of Kosovo.

We warmly invite media representatives, citizens, veterans, young people, and all friends of freedom, democracy, and the enduring friendship between Kosovo and the United States to join us in this meaningful act of remembrance.

May the legacy of Senator Lindsey Olin Graham continue to inspire future generations. His contribution will always be remembered with gratitude in Kosovo and throughout the democratic world.
Agim Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim për…