Çitaku në Prekaz: Ngado që nisemi si komb, nga Prekazi legjendar fillojmë

28 nëntor 2025 | 10:59

Pasi bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sekretarja PDK-së, Vlora Çitaku tha se nga ky vend fillon gjithçka, për çka uroi që ky të jetë nëntori i fundit që festohet pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Ngado që të nisemi si komb, nga këtu fillojmë. Nga Prekazi legjendar, Prekazi i sakrificës, nga Prekazi i heroizmit, nga Prekazi i heroizmit nga Prekazi që është një kujtim dhe mësim i përhershëm që atdheu, liria duhet të duhen pa kushte. Atdheut, liria janë parakusht për krijimin e çdo vlerë tjetër. Sot na mungojnë shumë liderët tanë të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniq e Rexhep Selimi. Qoftë ky nëntori i fundit që e shënojmë pa ta”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka…